4 korrik 2004, 17 vjet më parë Greqia befasonte futbollin europian

4 korrik Greqia fiton Evropianin frame 848 1100x620

4 korriku është një ditë e paharrueshme edhe për kampionatin Evropian të futbollit. Si sot, 17 vjet më parë, Greqia arriti suksesin më të madh të historisë së saj duke fituar Evropianin të vitit 2004.

Përfaqësuesja fqinje mrekulloi botën e futbollit kur mbërriti deri në finalen e madhe dhe mundi 1-0 Portugalinë e yjeve që luante në shtëpinë e saj.

Angelos Karisteas do të ishte heroi i grekëve me golin e tij në pjesën e dytë, atë që ngjiste si asnjëherë më parë kombëtaren Helene, në majën e futbollit evropian.