Buzë Shkumbinit, nostalgjikët që e vijojnë plazhin pranë lumit

Lugina e Shkumbinit ka mbledhur në këto ditë të nxehta nostalgjikët e lumit, të cilët edhe në pamundësi për të frekuentuar bregdetin, vijojnë të freskohen buzë Shkumbinit, si dikur kur brigjet mblidhnin më shumë qytetarë të Elbasanit gjatë ditëve të verës.

Klima, freskia dhe qetësia, janë tre avantazhet, për të cilat Lugina e Shkumbinit duhet vizituar sipas këtyre nostalgjikëve.

Madje për dikë, klima buzë Shkumbiniy është më e mirë se ajo në bregdet. E ndërsa këta nostalgjikë, vijojnë të shijojnë ende resurset e natyrës, ajo që mungon është interesimi i institucioneve si dhe investimet për ti këto më të aksesueshme.