Cilësia e ajrit në vend, Covid-19 uli ndotjen, rihapja e riktheu në nivelet e para krizës

Reduktimi i hapësirave të gjelbra ka ndikuar në cilësinë e ajrit në vend. Nga monitorimet e realizuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit gjatë vitit të shkuar, në qytete si Elbasani, Durrësi Berati dhe Kukësi, u vu re një tejkalim i nivelit të ndotjes së lejuar nga Bashkimi Europian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pandemia e Covid-19, sipas matjeve të realizuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit kryesisht gjatë masave të ashpra kufizuese, ndikoi në uljen e nivelit të grimcave të pluhurit dhe dioksidit të karbonit në ajër.

Nga ana tjetër, monitorimet e kryera pas lehtësimit të masave shtrënguese tregojnë për rikthimin në nivelet e ndotjes së para krizës shëndetësore.

Shqipëria vlerësohet nga organizatat ndërkombëtare që kanë fokus mbrojtjen e mjedisit si një ndër vendet që po ecën me ritme të shpejta në reduktimin e pyjeve dhe kullotave si pasojë e prerjeve dhe zjarreve e që nga ana tjetër rrezikohet nga rritje e nivelit të ndotjes së ajrit në nivele shqetësuese.