Dosja me 38 të arrestuar, dëshmia e Ferhat Hajdinit që fundos dy bodyguardët e ish-ministrit Tahiri

spak itali shpirti 1100x620

Një pjesë tjetër e rëndësishme e dosjes “Shpirti” që çoi në arrestimin e 38 personave, është dhe ajo e përfshirjes së dy ish-truprojave të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Në dosjen e siguruar nga A2, zbardhet dëshmia e Ferhat Hajdini, i cili tregon për përfshirjen e tyre në trafikun e lëndëve narkotike.

Në dëshminë e tij, Hajdini shpjegon se ishte takuar me të ashtuquajturit Gusti dhe Hekuran, (Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku), të cilët ishin prezantuar si truprojat e Tahirit, pasi ktheheshin me gomone me drogë nga Italia. Ata i kishin thënë se për të shlyer borxhin që kishte ndaj Malton Lleshit duhej të kryenin një tjetër rrugë me drogë drejt vendit fqinj.

Më tej Hajdini rrëfen se më 19 dhjetor, ka ngarkuar gomonen me drogë dhe se dy truprojat ishin të pranishëm me pistoleta dhe radio policie.