Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Operacioni “Shpirti”, gjykata lë në “arrest shtëpie” prokurorin, burg për 15 të tjerë

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 16:03 | Kronikë
Operacioni “Shpirti”, gjykata lë në “arrest

Gjykata e posaçme caktoi masën e sigurisë për të akuzuarit e operacionit “Shpirti”. Para gjykatës dolën 18 persona, ku për 14 prej tyre u la në fuqi masa e arrestit në shtëpi, ndërsa për pjesën tjetër u caktua masa e arrestit me burg. Ne arrest shtëpie është edhe prokurori Maksim Sota, e po ashtu edhe Ilirjan Balla, Abdyl e Luan Krasniqi.

Burime pranë seancës bënë me dije se prokurori Sota ka mohuar pretendimet e Prokurorisë, se ka qëndruar në Vlorë në një banesë, qiraja e të cilës paguhej nga i dyshuari si kreu i grupit kriminal, Ilirian Duccellari (Zaimi).

Prokurori tha se nuk kishte marrëdhënie shoqërore me Duçellarin, apo të kishte udhëtuar ndonjëherë me të. Qëndrim mohues për akuzat kanë mbajtur edhe të arrestuarit e tjerë. 

https://a2news.com/2021/07/04/operacioni-shpirti-a2-zbulon-si-paguhej-prokurori-sota-nga-kreu-i-bandes-per-te-shpetuar-anetaret-nga-drejtesia/

Masa “arrest në burg” u la e pa ndryshuar edhe për Festim Lelën, ish-nënkomisarin e Fierit. Seanca gjyqësore për të u zhvillua në ambientet e Spitalit të Traumës, ku po mjekohet për këmbën që theu tek u hodh nga një lartësi për t’i shpëtuar arrestimit.

Operacioni “Shpirti”, i finalizuar të premten erdhi si rrjedhojë e dy hetimeve të mëhershme, lidhur me trafikimin në total të gati 6 tonë drogë nga Shqipëria në Itali. 

Masa arrest në burg është dhënë për:

Aleks Memaj

Aleksandër Neço

Mareglen Çaçi

Shkëlzen Kamberi

Klajdi Ademi

Erind Hysomenaj

Elton Kushi

Saimir Kurti

Malton Lleshi

(Çezar Gjomeno)

Ilir Gaba

Geri Zylyftari

Artan Zylyftari

Erlind Zylyftari

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani