Hakerat sulmojnë kompanitë amerikane, Biden akuzon Rusinë

223117613 ee2ba9ea 628e 4dab 80a6 5dbab6df3adf 600x338

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka akuzuar sërish Rusinë se fshihet mbas sulmeve të fundit kibernetike të ditëve të fundit ndaj kompanive të ndryshme amerikane.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë premtoi se Uashingtoni do të përgjigjet ndaj këtyre krimeve online sapo të sigurohet mirë se kush është urdhëruesi i tyre.

“Mendimi i parë ishte që nuk  bëhej fjalë për qeverinë ruse, por tani nuk jemi të sigurt”, tha Biden.

Çështja e sulmeve të hakerave ndaj kompanive është bërë një shqetësim i madh kohët e fundit. Madje kjo temë ishte pjesë e agjendës së bisedimeve në takimin e fundit mes liderëve Putin dhe Biden, ku u premtua një angazhim i ndërsjellë për bashkëpunim në këtë fushë.