Izraeli nuk toleron asnjë sulm, bombardon një tjetër bazë të militantëve

Ushtria izraelite ka reaguar menjëherë ndaj disa sulmeve me “Tullumbace-vrasëse” të Hamasit që kanë shkaktuar zjarre në territorin izraelit.

Burime zyrtare  bëjnë me dije se avionët u ngritën menjëherë në fluturim dhe goditën një bazë tjetër që përdorej nga militantët e Hamasit për prodhimin e armëve.

Aktualisht, deri në këto momente nuk ka të dhëna për të lënduar.

“Tullumbacet-vrasëse” janë një tjetër armë me kosto të ulët e përdorur nga militantët. Ato janë të mbushura me helium dhe lidhen me një pajisje shpërthyese. Sapo bien në tokë, ato marrin flakë duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.