Jo vetëm festë, akte dhune në Londër pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Europianit

Përditësuar më: 4/7/2021, ora 13:42

Jo vetëm festë, akte dhune në Londër pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Europianit

Përditësuar më: 4/7/2021, ora 13:42

Përplasje, dhunë e arrestime. Kjo ka qënë panorama në sheshin Leicester në Londër, pas fitores 4-0 ndaj Ukrainës dhe kualifikimit të Anglisë në gjysmë finale të Euro 2020.

Policia e Scotland Yard doli në qytet për të shpërndarë të rinjtë, që pas përfundimit të ndeshjes vijonin të festonin me pije në duar, në rrugët e Londrës. Disa tifozë u arrestuan për sjellje të pahijshme, sulm ndaj oficerëve të policisë apo prishje të qetësisë publike, ndërsa 2 oficerë policie kanë mbetur të plagosur.

Përleshjet mes tifozëve dhe policisë vijuan për orë të tëra, deri në shpërndarjen e tyre. Klubet e natës në Londër shprehën shqetësimin e tyre pasi për shkak të rregullave, londinezët nuk arritën të ndjekin live ndeshjen Angli-Ukrainë, duke u shkaktuar atyre humbje brenda ditës në 5 milionë paund, nga moskonsumimi i birrës në 90 minuta lojë.