Kupa e Amerikës, Argjentina dhe Kolumbia kalojnë në gjysmëfinale

ce65e93fba641d6d59a8e11d2f8e7668o2 1100x620

Pas Kampionatit Europian të Futbollit edhe Kupa e Amerikës që është duke u zhvilluar gjatë këtyre ditëve, ka hyrë në fazën e saj më emocionante.

Argjentina ka kaluar me lehtësi në gjysmëfinalen e kompeticionit pasi fitoi me rezultatin 3-0 ndaj ekipit të Ekuadorit. Duhet theksuar një formë e mirë e Lionel Messit në këtë ndeshje i cili kontribuoi me dy asiste dhe një gol në fund të takimit.

Bardhekaltrit do të takojnë në gjysmëfinale Kolumbinë, e cila arriti të kalonte Uruguajin. Ndonëse me shumë yje në formacion, Uruguaji nuk arriti të tregonte vlerat dhe u tregua i pasaktë nga seria e 11 metërshave, pasi koha e rregullt e takimit ishte mbyllur 0-0.