Kush është “mbreti”? Luanët përleshen në cirk, tmerrojnë fëmijët

Një luftë e egër shpërtheu mes luanëve në arenën e cirkut duke tmerruar spektatorët, mes tyre edhe fëmijë, që tentuan me të gjitha mënyrat për të dalë sa më parë nga salla.

Pamjet e publikuara në internet, të cilat janë bërë menjëherë virale, duken trajnerët që mundohen të qetësojnë kafshët e egra që po përlesheshin mes tyre, ndërsa qindra fëmijë dhe prindër ishin mbledhur për të parë shfaqjen në cirkun Saratov në Rusi.

Përfaqësues të cirkun thanë në një deklaratë se për fat të mirë asnjë person nuk u lëndua, ndërsa të pranishëm ishin rreth 500 spektatorë.