Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Operacioni “Shpirti”, A2 zbulon si paguhej prokurori Sota nga kreu i bandës për të shpëtuar anëtarët nga drejtësia

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 13:25 | Kronikë
Operacioni “Shpirti”, A2 zbulon si paguhej prokurori Sota nga kreu i

A2 ka mësuar detaje të reja në lidhje me operacionin “Shpirti” që u finalizua dy ditë më parë dhe që çoi në arrestimin e 38 personave, mes të cilëve prokurorë dhe zyrtarë të lartë të policisë.

Në dosjen e siguruar nga A2, sqarohet dhe përfshirja e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota në këtë çështje.

Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Mariglen Shusha, drejtuesi i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës Ilirjan Ducellari ( Lani ), ndihmonte pjesëtarët e tjerë kur kishin probleme me ligjin, duke paguar dhe të gjitha shpenzimet e tyre që do t’i nevojiteshin për procesin.

Këtu del dhe roli i prokurorit Sota i cili gjithashtu merrte para për të ndihmuar anëtarët e grupit që do të duhej të përballeshin me agjencitë ligjzbatuese për shkak të aktivitetit të tyre kriminal.

Mes të tjerash, në dosje thuhet se kreu i grupit Ilirjan Ducellari, kishte marrë me qira dhe një banesë ku kishte qëndruar i penduari i drejtësisë Shusha bashkë me prokurorin Sota.

Fragment nga dosja

Nga aktet e administruara ka rezultuar se në kohën kur arrestoheshin pjesëtarë të grupit kriminal , si në Shqipëri edhe në Itali , për trafikimit të lëndëve narkotike për llogari të grupit kriminal të drejtuar nga Ilirjan DUCELLARI ( Lani ) , ky i fundit bënte pagesën e shpenzimeve për sigurimin e mbrojtjes ligjore per personat e arrestuar si dhe për mbështetjen ekonomike ta familjeve të tyre . Një ndihme te tille e ka përfituar në fillim edhe bashkëpunëtori i drejtësisë , Mariglen SHUSHA , i cili ka përfituar nga ndihma ekonomike qe i ka dhënë shtetasi Ilirijan DUCELLARI , ku në dhjetor të vitit 2018 , Mariglen DUCELLARI , i shoqëruar nga nëna e Mareglen SHUSHA - s ka shkuar nga Shqipëria në Bari , pranë studios se avokatit që e mbronte për procesin " SHEFT " , ku i kanë dhënë 2,000 € në dorë avokatit , si paradhënie për shpenzimet ligjore për mbrojtjen e shtetasit Mareglen SHUSHA .

Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë Donial Drolli , dhe veprimet hetimore të kryera , rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar , shtetasi Ilirjan DUÇELLARI ZAIMI ( Lani ) kishte lidhje edhe prokurorin Maksim Sota , prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlore , Shtetasi Ilirjan DUÇELLARI ( Zaimi ) , Ju kishte siguruar një shtëpi të marre me qira , të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë , Mariglen SHUSHA . Bashkëpunëtori i drejtësisë Donial Drolli ka deklaruar prokurori Maksimi , kishte dijeni se shtetasi Ilirjan DUCELLARI ( Zaimi ) ushtronte aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve ,

Nga aktet e administruara ka rezultuar se në kohën kur arrestoheshin pjesëtarë të grupit kriminal , si në Shqipëri edhe në Itali , për trafikimit të lëndëve narkotike për llogari të grupit kriminal te drejtuar nga Ilirjan DUÇELLARI ( Lani ) , ky i fundit bënte pagesën e shpenzimeve për sigurimin e mbrojtjes ligjore për personat e arrestuar si dhe për mbështetjen ekonomike le familjeve të tyre . Një ndihmë të tillë e ka përfituar në fillim edhe bashkëpunëtori i drejtësisë , Mariglen SHUSHA , i cili ka përfituar nga ndihma ekonomike që i ka dhënë shtetasi Ilirijan DUÇELLARI , ku në dhjetor të vitit 2018 , Mariglen DUÇELLARI , i shoqëruar nga nëna e Mareglen SHUSHA - s ka shkuar nga Shqipëria në Bari , pranë studios se avokatit qe e mbronte për procesin " SHEFT " , ku i kanë dhënë 2.000 € në dorë avokatit , si -paradhënie për shpenzimet ligjore për mbrojtjen e shtetasit Mareglen SHUSHA .

Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë Mariglen SHUSHA , ai ka deklaruar rrethana takimi dhe bisedimi mes drejtuesit të grupit kriminal Ilirjan DUÇELLARII.ani ) dhe prokurorit Maksim Sota , për probleme të ndryshme që kishte me drejtësinë dhe institucionet shtetërore , duke detajuar raste konkrete , për të cilat prokurori Maksim Sota ishte drejtësisë Mariglen SHUSHA ka deklaruar faktin se shtetasi Ilirjan DUÇELLARI ( Lani ) ju kishte banesë me qira , ta e paguante ai dhe aty kishin qëndruar bashkë prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Mariglen SHUSHA , ndërkohë që më parë në atë banesë kishte qëndruar edhe Zëvendës Drejtori i Drejtorise se Policise Vlore Ilirjan Balla .

Bashkëpunetori i drejtësisë ka deklaruar se prokurori Maksim ishte shok me Lanin dhe se ishte në dijeni se bashkëshortja e tij qëndronte me fëmijën e sëmurë në Romë , të cilët i kanë ndihmuar shtetasit Orhan DUCELLARI dhe Ilirjan DUÇELLARI ( Lani ) . Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtēsis Donial Drolli , rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar , shtetasi Ilirjan DUCELLARIZAIMI ( Lani ) kishte lidhje edhe me prokurorin Maksim Sota , prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë . Shtetasi Ilirjan DUCELLARI ( Lani ) , ju kishte siguruar një shtëpi të marrë me qira , të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë , Mariglen SHUSHA .

https://a2news.com/2021/07/02/hetimi-per-tonelatat-e-droges-zyrtaret-garante-te-trafikut-si-mberriti-spak-te-shpirti/
https://a2news.com/2021/07/02/spak-i-merr-shpirtin-megaoperacioni-6-ton-droge-e-miliona-euro-asete-kriminale/
https://a2news.com/2021/07/02/lista-e-plote-e-te-arrestuarve-nga-operacioni-shpirti-mes-tyre-edhe-dy-ish-shoqeruesit-e-tahirit/
https://a2news.com/2021/07/02/spak-zbardh-skemen-e-trafikut-te-lendeve-narkotike-38-arrestime-ne-shqiperi-itali-mali-te-zi-dhe-spanje/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani