Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pamje apokaliptike nga Qipro, zjarret më shkatërruese në histori, raportohen viktima

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 18:54 | Bota

Të paktën 4 persona janë konfirmuar të vdekur pas zjarreve masive që përfshinë Qipron këtë fundjavë, të cilat janë vlerësuar si më shkatërruesit në historinë e vendit.

Grupet e kërkim-shpëtimit gjetën trupat e pajetë të katër personave pranë fshatit Odou, në lindje të malit Troodos, ku flakët kanë shkrumbuar më shumë se 50 kilometra katror pyll.

Flakët, të ndihmuara dhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në distriktin jugor të Limassolit duke detyruar evakuimin e qindra banorëve. Dëmet materiale raportohet të jenë shumë të mëdha.

Prej disa ditësh, ishulli i frekuentuar nga turistët është përballur me një valë të nxehti, me temperature që arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Ekspertët mendojnë se ndryshimet klimatike kanë rritur frekuencën e fenomeneve ekstreme të motit, që sipas tyre do të përsëriten më shpesh.

Duke qenë se vatra ka marrë përmasa tepër të mëdha, autoritetet qipriote kërkuan asistencën e Bashkimit Europian dhe Izraelit, për të parandaluar që flakët t’iu afrohen zonave të banuara në Limassol dhe Larnaca.

A2 CNN Livestream

Dita jonë