Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Qiproja “dorëzohet”, kërkon ndihmë ndërkombëtare për zjarret që po përvëlojnë vendin

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 09:06 | Bota

Autoritetet në ishullin e Qipros kërkuan ndihmë ndërkombëtare për të përballur situatën e krijuar nga zjarret që për shumë është më e vështira në histori.

Flakët, të ndihmuara dhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në distriktin jugor të Limassolit duke detyruar evakuimin e qindra banorëve. Dëmet materiale raportohet të jenë shumë të mëdha, por fatmirësisht deri në këto momente nuk ka asnjë fatalitet.

Prej disa ditësh, ishulli i frekuentuar nga turistët është përballur me një valë të nxehti, me temperature që arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Ekspertët mendojnë se ndryshimet klimatike kanë rritur frekuencën e fenomeneve ekstreme të motit, që sipas tyre do të përsëriten më shpesh.

Duke qenë se vatra ka marrë përmasa tepër të mëdha, autoritetet qipriote kërkuan asistencën e Bashkimit Europian dhe Izraelit, për të parandaluar që flakët t’iu afrohen zonave të banuara në Limassol dhe Larnaca.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani