Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rikthehet festivali i Kanës, Sean Penn dhe Wes Anderson pretendentë për “Palmën e Artë”

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 16:46 | Lifestyle
Rikthehet festivali i Kanës, Sean Penn dhe Wes Anderson pretendentë

Pas 1 viti e gjysmë në pandemi, Kana bën gati tapetin e kuq, për të pritur në gjithë shkëlqimin e saj, artistë, regjisorë e këngëtarë nga e gjithë bota. Kjo verë rikthehen në bregdetin francez, Festivalin e Filmit në Kanë, një nga eventet më të mëdha të kinematografisë botërore, që shoqërohet po ashtu me një boom për turizmin vendas.

Përgatitjet kanë nisur prej javësh. Edhe prenotimet në hotelet e famshme buzë detit po ashtu, për të parë më nga afër VIP-at e hollivudit, në garë për një “Palmë të Artë”.

Edicioni I 74-tërt i festivalit të filmit nis të martën e 6 korrikut për të kulmuar me mbrëmjen finale të 17 korrikut. Në situatë pandemie, edhe pse masa më të lehta anti-covid ende në fuqi, edhe yjet e showbizit sikurse publiku i thjeshtë, do të duhet të respektojnë rregullat, me ruajtjen e distancës fizike dhe kontroll të vazhdueshëm të temperaturës.

Tradicionalisht festivali mbahet në muajin maj dhe jo në korrik.

“E ndjeja që do ndodhte dhe fakti që jam këtu, më duket e pabesueshme”, deklaroi regjisori Joen Van Der Molen.

Shumë pranë teatrit ku do të mbahet festivali është ngritur një qendër vaksinimi dhe testimi. Edhe pse në Francë, maska në ambjente të jashtme nuk është e detyrueshme, për shkak të pjesëmarrjes së lartë, maskat do të mbahet edhe në ambjente të hapura, mes tyre edhe vetë VIP-at.

“Është një gjë e mire për botën, po rikthehemi dalëngadalë në normalitet dhe jemi shumë të lumtur që festivali i Kanës këtë vit do të mbahet përsëri”, u shpreh Claudine Conrilla, pronare e një kinemaje.

Këtë vit, presidenti i jurisë do të jetë regjisori dhe skenaristi fitues i cmimit Oskar Spike Lee ndërsa pretendentë kryesorë për një Palmë të Artë janë aktorët Sean Penn për rolin e tij në filmin “Flag day” dhe Ues Anderson për rolin në filmin “The French Dispatch”.

Vetëm në ditët e festivalit të filmit, pronarët e hoteleve shprehen të kënaqur me prenotimet, pasi janë rritur 100% në krahasim me një vit më parë dhe pjesa më e madhe e tyre janë turistë ndërkombëtarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë