Shpërthen bombola në Velipojë, plagosen katër anëtarë të së njëjtës familje

Një shpërthim bombole gazi ka tronditur sërish zonën e plazhit të Velipojës mëngjesin e kësaj të diele.

Nga shpërthimi aksidental, në katin e parë të një hoteli, kanë mbetur të plagosur shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E.  Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Mësohet se familja që posedonte hotelin kishte nisur pastrimin e ambienteve për të pritur turistët. Dyshohet se përgatitjet në ambientet e kuzhinës kanë sjellë edhe shpërthimin.

Ndërkohë policia dhe ekspertë të zjarrfikëses janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje aksidentale.