Tërmeti i fuqishëm shkund Kilin

Untitled collage 2021 07 04T085157.556 1100x620

Një lëkundje e fortë sizmike ka tronditur Kilin në orët e para të mëngjesit, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti me magnitudë 6.0 Rihter u regjistrua në det të hapur në rajonin e Atacamas, në një thellësi 2 km dhe sipas qendrës së sizmologjisë është pasuar nga dhjetëra lëkundje më të lehta.

Dhjetëra banorë kanë braktisur banesat e tyre dhe prej orësh qëndrojnë në rrugë.