Vikingët kundër anglezëve, kapiteni i “Tre Luanëve”: Kanë një ekip të shkëlqyer

danimarka euro 2020 angli 1100x620

Të mërkurën Anglia do të presë në Wembley Danimarkën, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.

Në letër, Anglia është më e favorizuar, megjithatë jo për kapitenin e tyre, Harry Kane, i cili shënoi dy gola në çerekfinale ndaj Ukrainës.

Kane është shprehur se Anglia ka luajtur dy herë në Ligën e Kombeve ndaj Danimarkës dhe nuk ka arritur të fitojë, por ai thotë se skuadra duhet të përqendrohet te vetja dhe jo të kundërshtarët.

“Danimarka është një ekipi i shkëlqyer. Ne jemi përballur dy herë në Ligën e Kombeve dhe nuk kemi arritur të fitojmë, duke marrë një barazim dhe një humbje. Pas fillimit të vështirë, ata janë duke luajtur shumë mirë, por ne duhet të përqendrohemi te vetja. Ne do të luajmë në gjysmëfinale në shtëpi dhe duhet të japim maksimumin. Do të jetë një ndeshje e vështirë, ku duhet të japim 100%. Megjithatë, ne mund të arrijmë në finale”, është shprehur Kane.