Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Zendaya dhe Tom Holland mohuan zërat për një lidhje por fotografohen duke u puthur

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 18:31 | Showbiz

Dy yjet e “Spider-Man: Homecoming”, Zendaya dhe Tom Holland, u fotografuan nga paparacët duke u puthur në makinë.

Dyshja u kap mat Silver Lake në Los Angeles, ku banon nëna e Zendayas, çka sipas Page Six tregon se raporti i tyre është serioz.

Mbetet e paqartë se kur nisi romanca e tyre, pasi zërat kanë nisur që në vitin 2017. Asokohe, një burim tha për People se “ata janë tejet të kujdesshëm për ta mbajtur lidhjen private dhe larg vëmendjes së publikut, por kanë shkuar me pushime me njëri-tjetrin dhe përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur”.

Asokohe, të dy qeshën me thashethemin në rrjete sociale, duke theksuar se janë vetëm miq.

A2 CNN Livestream

Dita jonë