Zjarr në Korçë, digjen më shumë se 1 hektar me pisha, zjarrfikëset nuk mund të ndërhyjnë

Flakët kanë përfshirë rreth 1 hektar me pisha e shkurre në Vithkuq, në zonën e njohur si maja e “Jankës”.

Zjarri nisi para 3 ditësh, ndërsa edhe pse u arrit të shuhej, është riaktivizuar sërish, duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone si pishë e shkurre.

Vijojnë ndërhyrjet me mjete rrethanore për izolimin e vatrave aktive, pasi nuk ka rrugë për mjetet zjarrfikëse. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.