6 infeksione të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, vetëm 130 raste aktive

Koronavirusi ne maqedonine e veriut 1100x620

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 6 raste të reja me koronavirus. Autoritetet dhanë gjithashtu lajmin e mirë se asnjë pacient nuk ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.

Vendi fqinj ka regjistruar 13 pacientë të shëruar ndërsa 130 raste mbeten aktive.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 155.716, numri i të shëruarve është 150.100 kurse i viktimave 5486.

Ndërkaq në 19 qytete të vendit nuk shënohet asnjë rast aktiv me COVID-19.