E rrallë, “Zoti” i kërkon foto idhullit të tij

ibra 1100x620

Zlatan Ibrahimovic gjithmonë e ka shprehur admirimin e tij ndaj Ronaldo Nazarios, ish-futbollistit të Barçës, Interit, Realit dhe Milanit, kampion bote me Brazilin.

Sulmuesi suedez pati fatin që ta takonte Fenomenin gjatë pushimeve dhe përfitoi nga rasti për të bërë një foto me atë që e ka pasur gjithmonë idhull.

Ibra e postoi këtë foto në rrjetet sociale, me përshkrimin: “Imagjino, Ronaldo”.