“Elsa” tmerron Kubën, evakuohen 180 mijë persona

Autoritetet në Kubë kanë evakuuar mbi 180 mijë persona pas frikës së shkaktuar nga stuhia tropikale e quajtur “Elsa”, e cila rrezikon të shkaktojë përmbytje të mëdha pasi më herët goditi disa ishuj në Karaibe, duke u marrë jetën edhe 3 personave.

Shumica e personave të evakuuar janë zhvendosur tek të afërmit e tyre, ndërsa rreth 23 mijë janë vendosur në një strukturë të qeverisë kubane.

Ndërkohë, Guvernatori i Floridës Ron DeSantis ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 15 qarqe.

Stuhia tropikale karakterizohet nga erëra që mund të arrijnë deri në 95 kilometra në orë. Sipas ekspertëve, “Elsa” pritet të dobësohet gradualisht ndërsa lëviz drejt Kubës.