Fotografi i Astronomisë i Vitit 2021, fotot finaliste

Përditësuar më: 5/7/2021, ora 10:07

Fotografi i Astronomisë i Vitit 2021, fotot finaliste

Përditësuar më: 5/7/2021, ora 10:07

Madhështia e kozmosit ka mbetur e pandryshuar në vitin që pa të gjithë njerëzimin mbyllur për shkak të pandemisë. Konkursi prestigjioz britanik i fotografisë astronomike “Astronomy Photographer of the Year”, i organizuar nga Royal Observatory Greenwich, së bashku me “BBC Sky at Night Magazine”, është këtu për të na e kujtuar duke sjellë imazhet e 75 vendeve të ndryshme. Në këtë edicion ishin 4500 fotografi të ndara në kategori të ndryshme; peizazhe qiellore, aurora, njerëz, hapësirë, dielli, hëna, planetet, kometat, asteroidet, yjet, mjegullnajat, galaktikat, fotografi i ri hapësinor i vitit, si dhe dy çmime speciale. Fituesit do të shpallen në një ceremoni online më 16 shtator 2021, dhe fotot fituese do të shfaqen nga 18 shtatori në Muzeun Kombëtar në Greenwich. Kemi sjellë  një përzgjedhje e fotove më spektakolare të arritura në finale.