Gjonaj: Nëpërmjet reformës në drejtësi po kryhet pastrimi rrënjësor i sistemit

5 KORRIK KONFERENCE frame 28897 1100x620

“Nëpërmjet reformës në drejtësi, po kryhet pastrimi rrënjësor i sistemit të drejtësisë nga elementët e korruptuar, jo profesionalë apo me lidhje të dyshimta me krimin nëpërmjet procesit të vettingut. Nga rreth 50 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vettuar, më shumë se 60% prej tyre janë larguar nga sistemi”.

Kështu u shpreh ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në fjalën e saj në konferencën “Sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e integritetit”.

Sipas saj lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë ka filluar me raste konkretet nga institucionet e reja të drjetësisë.

“Dhe nga ana tjetër lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të strukturave të reja të posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat tashmë kanë filluar të flasin në emër të drejtësisë penale të re me raste konkrete të procedimeve penale të nisura dhe përfunduara, dhe pasuri të sekuestruara si për raste brenda sistemit por edhe jashtë saj. Tashmë përgjegjësia është e këtyre institucioneve të cilat do të duhet të bëjnë rezultate suksesi reale.”

Gjonaj theksoi se lufta kundër korrupsionit sot përballet me sfida të reja dhe përgjigjja ndaj këtij fenomemini duhet të jetë e mirëtargetuar

“Krahas përpjekjeve që secili nga ne bën në luftën kundër korrupsionit, nuk mund të anashkalojmë faktin që sot lufta kundër korrupsionit përballet me sfida të reja. Korrupsioni është shpesh herë ngushtësisht i ndërlidhur me krimin e organizuar transnacional dhe veçanërisht prurjet e paligjshme financiare. Këto fenomene mpleksen shpesh herë në mënyrë tejet komplekse, e për pasojë, dhe përgjigja jonë ndaj tyre duhet të jetë e mirëtargetuar. Qeveria vijon ndërmarrjen e një sërë iniciativash legjislative dhe masash zbatuese në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave në Shqipëri”.

Ajo shprehu besimin që “Prokuroria e Posaçme së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila sapo ka emëruar 28 hetuesit e parë, do të mund të bëjnë raste suksesi që lidhen me luftën kundër pandëshkueshmërisë për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Gjonaj gjithashtu renditi arritjet kundër korrupsionit:

  • Verifikimi i integritetit dhe vleresimi per drejtorine e pergjithshme te burgjeve
  • Projekti pilot per kurrikualet e shkolles per antikorrupsionin me partneret italiane
  • Te gjithe aktoret bashkarisht me te njejten qellim per te arritur rezultatet e reformes ne drejtesi
  • bashkepunimi rajonal nëpërmjet Rai
  • Zbatimi i rekomandimeve te greco ne raudin e 4 dhe ndjekja e monitorimit te 5
  • Funksionimi i rrjetit antikorrupsion/priten raste konkrete
  • Kemi dhene mbeshtetjen per institucionet e posacme per antikorrupsionin , pergjejgesia e tyre tashme per t ebere rezultate
  • Rezultate te mira te prokurorise se psoacme dhe bkh ne nje kohe te shkurter / premisa per te bere sukses
  • Vullneti i qeverise per 4 vitet e ardhshme, lufta ndaj korrupsionit ne nivel tjeter.