Hakerat kërkojnë 70 milionë dollarë për zhbllokimin e sistemeve kompjuterike

haker 1100x620

Një grup piratësh kompjuterikë të dyshuar për një sulm masiv ndaj sistemeve kompjuterike të disa kompanive të mëdha në Amerikë dhe Europë kanë kërkuar 70 milionë dollarë në kriptomonedha në këmbim të zhbllokimit të të gjitha sistemeve.

Kërkesa u bë të dielën në “dark web” që përdoret nga grupi REvil.

Sulmi kibernetik i së premtes goditi sistemet kompjuterike të qindra kompanive dhe agjencive publike në mbarë botën.

FBI tha se grupi REvil ishte përgjegjës për një sulm të ngjashëm në fund të majit që bllokoi operacionet e kompanisë JBS, më e madhja në botë për përpunimin e mishit.