Itali-Spanjë është klasikja e Europianit, luhet për të katërtin edicion me radhë

spanje itali gola 1100x620

Itali Spanjë mund të cilësohet edhe një klasike e Kampionatit Evropian. Kjo do të jetë përballja e shtatë mes tyre në këtë kompeticion ndërkohë që është e katërta herë me radhë që Europiani rezervon një duel të tillë në fazën me eliminim direkt. Për herë të fundit të “axurrët” dhe “La Furia Roha” u përplasën në 1/8 e Euro 2016, kohë kur Italia bënte surprizën dhe kualifikohej me golat e Giorgio Chiellini-t dhe Graziano Pele.

Në vitin 2012, Italia dhe Spanja u vendosën përballë në finalen e Kievit, që do të përfundonte me fitoren historike të spanjollëve 4-0. Iberikët dhe të kaltrit janë ndeshur edhe në Europianin e vitit 2008, kur Spanja kualifikohej nëpërmjet penalltive në çerekfinale për të triumfuar edhe në atë edicion.

Në 14 ballafaqimet e fundit në të gjitha kompeticionet Italia ka fituar vetëm 2 herë kundër Spanjës. Pikërisht suksesi në Europianin e 5 viteve më parë dhe një miqësore e fituar 2-1 në vitin 2011. 7 është numri i fitoreve në favor të spanjollëve ndërsa 5 herë skuadrat janë ndarë në barazim. Italia dhe Spanja janë takuar në 9 herë në Europianë apo Botërorë dhe sfida e së martës do ta kthejë këtë duel në sfidën më të luajtur mes dy përfaqësuesesh në turnetë madhorë të futbollit.