Italia në zi, shuhet Rafaella Carra

Bota e spektaklit në Itali ka marrë lajmin më të rëndë të kohëve të fundit. Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare ylli i muzikës Rafaella Carra.

Lajmi u dha nga familjarët dhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë.

Të provosh të përshkruar Raffaella Carra është e vështirë. Sepse kjo artistë ka bërë gjithçka, këngëtare, balerinë, aktore, prezantuese. Buzëqeshja e saj nuk do të harrohet kurrë nga publiku i gjerë.

Raffaella Maria Roberta Pelloni lindi në 18 qershor të 1943 në Bologna dhe u rrit në Romagna. Në moshën 8 vjeçare u regjistrua në Akademinë Kombëtare të Vallëzimit në Romë.  Në moshën 14 vjeçare mësuesja i tha se i kishte kaviljet e vogla dhe për këtë arsye iu fut kinemasë dhe u regjistrua në Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë.

Në vitin 1960 ajo fitoi një rol të vogël në filmin “Nata e gjatë e ’43” nga Florestano Vancini. Tre vjet më vonë xhiron “I Compagni” dhe më pas “Celestina” me Carlo Lizzani.

Më pas përvoja amerikane. Me Frank Sinatrën, ajo luajti në filmin “Koloneli Von Ryan”.

“Unë u zgjodha nga shumë aktore të famshme që dëshironin të luanin së bashku me Frank. Ai ishte një zotëri i shkëlqyer, por unë nuk i dija këngët e tij. Unë shkova në juke-box dhe luajta Beatles. Ai ishte e hutuar”, kujtonte Carra.

 Ajo u zgjodh të bashkohej me Nino Ferrer në Rai në programin “Io, Agata e tu”. E panjohur për shumicën, ajo ka guximin të pyesë: ” Më jep tre minuta vetëm për mua. Edhe At Rotondi ka tre minuta vetëm për të. Pse jo unë? ”. Jemi në vitin 1969 dhe prej aty nis ngjitja e saj e pandalshme.