KLP pezullon prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota

KLP pezullon nga detyra  prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale “arrest me burg”, respektivisht “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Vendimi për pezullimin u mor me 10 vota pro, në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi.

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.