Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mancini me ide të qarta, gati formacioni i Italisë për sfidën ndaj Spanjës

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 09:45 | Futboll
Mancini me ide të qarta, gati formacioni i Italisë për

Italia do të luajë nesër gjysmëfinalen e “Euro 2020” ndaj Spanjës dhe trajneri Roberto Mancini i ka idetë e qarta mbi formacionin që do të hedhë në fushë.

Në vend të mbrojtësit Spinazzola, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Belgjikës, do të luajë Emerson Palmieri.

Mbrojtësi i krahut, i cili luan me Chelsea, do të jetë kështu e reja e vetme e formacionit italian. Ciro Immobile, i cili nuk bëri një paraqitje të mirë ndaj Belgjikës, do të konfirmohet nga fillimi.

Formacioni i mundshëm i Italisë: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile dhe Insigne.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani