Mbytet një pushues në Velipojë, shpëtohen dy të tjerë

Përditësuar më: 5/7/2021, ora 17:38
ambulance 1024x576

Mbytet një pushues në Velipojë, shpëtohen dy të tjerë

Përditësuar më: 5/7/2021, ora 17:38

Mbytet një pushues në plazhin e Velipojës. Viktima është një 55-vjeçar me iciale P. Gj nga fshati Stajkë, Vau i Dejës.

Sikurse njoftohet paraprakisht, moti i keq me dallgë ka rrezikuar edhe jetën e dy pushuesve të tjerë, të cilët janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe stafi mjekësor i qendrës shëndetësore.

Policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion për ngjarjen e rëndë.