Parashikimi i motit: 5 korrik 2021

Veriu dhe zonat qendrore sot paraqiten me kthjellime e vranësira të shpeshta të cilat rrezikojnë nga shira të shkurtër veriun dhe zona të izoluara të qendrës së vendit, kryesisht rrethinat e Tiranës, Elbasanit e Krujës. Pasditja zhvendos vranësirat drejt lindjes ku priten rrebeshe afatshkurta, të izoluara.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë duke variuar nga 14°C vlera më e ulët në skajin verior deri 34-35°C, maksimumi në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe jugore deri pas mesditës kur era forcohet në mesatare, duke marrë drejtim perëndimor dhe për pasojë pasditja sjell dallgëzim mbi 2 ballë.