Peshëngritësja që ishte burrë do të garojë me gratë në Olimpiadë, mblidhen mijëra firma kundër

Opinioni publik në Zelandën e Re nuk e ka pritur mirë përfshirjen në ekipin olimpik të transgjinorit Laurel Hubbard, i cili do të konkurrojë në kategorinë e femrave në sportin e peshëngritjes.

21 000 persona kanë firmosur peticionin ku i kërkojnë komitetit olimpik të Zelandës së Re që të heqë nga skuadra transgjinorin, i cili është sportisti i parë i tillë që do të marrë pjesë në një Olimpiadë.

Një grua që e ka njohur prej vitesh, u shpreh: “Shumë femra ndihen të tradhtuara. Laurel duhet të tërhiqet nga pjesëmarrja në Olimpiadë”.

Laurel Hubbard u bë grua në vitin 2012, në moshën 35-vjeçare, pasi kishte marrë pjesë në kompeticione peshëngritjeje me meshkujt që kur ka qenë adoleshent.