Po vjen Kupa Euro-Amerikane, kampionët europianë kundër kampionëve latinë

16254285693633 1100x620

UEFA, konfederata europiane e futbollit dhe homologia e saj e Amerikës Jugore, po shqyrtojnë sërish idenë e krijimit të një turneu të ri, ku do të sfidohen kampionët e Europës me kampionët e Amerikës latine.

Synimi është që të zëvendësohet Kupa e Konfederatave, me FIFA-n që kërkon një format të ri, me të shkurtër dhe më spektakolar, në vitin që i paraprin Kupës së Botës.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe homologu i tij i CONMEBOL, Alehandro Dominguez kanë nisur punën për projektin e ri, i cili mund të prezantohet prej vitit të ardhshëm dhe mendohet të nisë më 2025-n.

Mbetet ende për t’u përcaktuar formula, ku turneu mund të zhvillohet mes katër skuadrave, pra dy finalistëve të Europianit dhe Kupës së Amerikës, apo vetëm ndërmjet fituesve.