Rrëshqitja e dheut në Japoni, vijojnë kërkimet për 80 të zhdukurit

japoni 1100x620

Të paktën 80 persona janë ende të zhdukur nga rrëshqitjen e dheut që gjatë fundjavës përfshiu mbi 130 shtëpi dhe ndërtesa në qytetin japonez të Atamit, duke vrarë të paktën tre persona, ndërsa kërkimet e ekipeve të shpëtimit vazhdojnë.

Më shumë se 1500 trupa të Forcave të Vetëmbrojtjes janë të përfshirë në operacionin për kërkimin e të zhdukurve.

Në orët e fundit, janë shpëtuar 23 persona, duke përfshirë një nënë me një foshnjë, të nxjerrë nga brenda një ndërtese.

Autoritetet kanë këshilluar 37 500 banorë të zonës të largohen nga shtëpitë e tyre, megjithëse urdhrat nuk janë të detyrueshëm. Agjencia kombëtare e meteorologjisë parashikon reshje të mëtejshme që mund të shkaktojnë rrëshqitje të reja në territor.

Incidenti bllokoi gjithashtu kufizimet kryesore të hyrjes. Në tri ditët e fundit, qyteti i Atami ka rënë një sasi shiu ekuivalente me mesataren për të gjithë muajin korrik. Një fenomen i pazakontë që, sipas meteorologëve, është i destinuar të përsëritet me rritjen e frekuencës përballë ndryshimit të klimës, gjë që e bën sezonin tradicional të shirave në Japoni, në gjashtë javë nga qershori deri në korrik, edhe më të paparashikueshëm.