Merkel takon për herë të fundit liderët e Ballkanit Perëndimor, vlerëson arritjet e procesit të Berlinit

SAMITI I BERLINIT merkel 1100x620

Kancelarja Angela Merkel mbajti këtë të hënë, nëpërmjet një videokonference, seancën e fundit të  procesit të Berlinit, me gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe kryeministrin Rama.

Në samitin e fundit, përveç 6 liderëve ballkanas morën pjesë dhe disa nga liderët e vendeve të  Bashkimit Europian dhe jo vetëm, mes tyre Emmanuel Macron, Mario Draghi, Sebastian Kurtz, si dhe kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson. Në fjalën e saj në fund të samitit, Angela Merkel përshëndeti procesin e Berlinit, duke theksuar të gjitha arritjet në 7 vite takime, që prej krijimit të nismës në 2014.

Kancelarja vlerësoi arritjet e procesit të Berlinit, duke përmendur plotësimin e gjykatave në vend si dhe procesin e vetingut.

“Bashkëpunimi për një treg të përbashkët rajonal dhe njohja e diplomave, është një çështje që nuk është arritur ende, por pritet te avancohet së shpejti. Rast suksesi është dhe eliminimi i tarifave për shërbimet e roaming-ut në vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ndër të tjera Merkel.