Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shpërthimi i bombolës në Velipojë, gabim njerëzor

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 10:18 | Kronikë
Shpërthimi i bombolës në Velipojë, gabim njerëzor

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Velipojë, kur një shpërthim bombole gazi ka tronditur zonën e plazhit.

https://a2news.com/2021/07/04/shperthen-bombola-ne-velipoje-plagosen-kater-anetare-te-se-njejtes-familje/

“Nisur nga kontrolli i objektit në fjalë dhe deklarimet e PMNZSH Shkodër, shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerëzor. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktorëve të jashtëm, si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore”, lexohet në komunikatën e Inspektoratit.

https://a2news.com/2021/07/04/shperthimi-ne-velipoje-deshmitari-i-gjeta-te-gjithe-ne-pishine-ne-gjendje-te-rende/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani