“Të hiqen masat për udhëtarët nga Ballkani”, Von der Leyen: Certifikata EuCovid do lehtësojë udhëtimin

Von der Leyen 1100x620

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen bëri thirrje edhe njëherë për heqjen e të gjitha masave shtrënguese për udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke qenë se situata me pandeminë në këtë zonë është e qëndrueshme.

Megjithatë, Von Der Leyen shkruan se do të jetë certifikata EuCovid ajo që do të lehtësojë udhëtimin.

“Numri i rasteve me Covid-19 është ulur ndjeshëm. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën e partnerëve për të cilët ndalimi i udhëtimit duhet të hiqet. Certifikata EuCovid do të lehtësojë udhëtimin mes vendeve tona. Financimet e BE janë të vlefshme për të ngritur sistemet e nevojshme në rajon”, shkruan Von Der Leyen.