Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Trafikimi i qenieve njerëzore, fëmijët më të ekspozuar, shfrytëzohen për përfitime ekonomike

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 19:33 | Aktualitet
Trafikimi i qenieve njerëzore, fëmijët më të ekspozuar,

Shqipëria nuk përmbush plotësisht standardet minimale për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Ky ishte përfundimi i Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2021.

Raporti e vuri theksin te shfrytëzimi i fëmijëve ku sipas tij, trafikantët i detyrojnë fëmijët të lypin ose të kryejnë aktivitete të paligjshme si kultivim dhe trafikim të kanabisit.

Komisionerja për Mbrojtjen e Fëmijëve nga institucioni i Avokatit të Popullit, teksa vlerëson kuadrin ligjor, kërkon më shumë punë në zbatimin e tij për parandalimin e trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve.

Për Taulant Gegollin nga organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”, trafikimi i qenieve njerëzore në vend vijon të mbetet një fenomen, që sipas tij, pandemia e Covid-19 e bëri edhe më prezent.

Nisur nga rastet në rritje, Ministria e Brendshme nisi gjatë muajit të shkuar edhe konsultimet publike për të hartuar planin kombëtar të veprimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, me fokus parandalimin e shfrytëzimit të fëmijëve përqëllime ekonomike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë