Tre raste të reja me Covid-19 në Kosovë

kosova koronavirusi 1 1100x620

Kosova ka regjistruar tre raste të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet e reja vijnë pas testimit të 1.105 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe pesë persona, ndërkaq raste aktive janë 158.

Në total, Kosova ka regjistruar 107.800 raste me koronavirus; 2.261 vdekje dhe 105.381 të shëruar.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 569 persona. Që prej marsit, kur në Kosovë nisi vaksinimi kundër koronavirusit, në vend janë vaksinuar 206.443 persona, ku 49.616 prej tyre janë vaksinuar plotësisht.