Tronditet Serbia e basketbollit, “turpërohet” në Beograd nga Italia që pret biletën për Tokyo

Serbi itali basket 1100x620

Italia e basketbollit rikthehet pas 17 vitesh në Olimpiadë, në mënyrën më të papritur. Azurët mposhtën në ndeshjen vendimtare Serbinë, ekip që parashikohej si favorit, jo vetëm se luante në Beograd, por edhe sepse kishte pothuajse të gjithë titullarët, ndërkohë që Italisë i mungonin lojtarët e NBA-së.

Rezultati përfundimtar ishte 102-95, me Teodosic dhe shokët e tij që nuk po i besonin syve për një ndeshje që u dominua pothuajse në të gjithë gjatësinë nga italianët, që nuk merrnin pjesë në një Olimpiadë nga viti 2004, ku arritën medaljen e argjendtë duke u mposhtu në finale vetëm nga Argjentina.

Serbia u surprizua nga Italia, që meritoi fitoren

Në grupin B, Italia do të fillojë sfidën olimpike në Tokyo kundër Gjermanisë, më pas do të sfidojë Australinë dhe Nigerinë.