Vijnë mbi 16 mijë doza Pfizer në Rinas, i pranishëm edhe Soreca

soreca manastirliu ne rinas 1100x620

Kanë mbërritur në Rinas mbrëmjen e së hënës mbi 16,380 doza të vaksinës Pfizer.

Kjo sasi është nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake.

Deri tani, 1,120,070 vaksina anticovid kanë mbërritur në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Ta pranishëm në Rinas ishin ministrja Manastirliu e shoqëruar nga ambasadori Luigi Soreca dhe ambasadori i Austrisë Christian Steiner.