Xhevahir Lita transferohet në Prokurorinë e Kukësit pas pezullimit të Karriqit

KR PROKURORI frame 224 1100x620

Pas pezullimit nga detyra të prokurorit të Kukësit, Edmond Karriqi, Këshilli vendosi transferimin për 6 muaj të Xhevahir Litës në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës. Ai do të ushtrojë detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, përkohësisht nga data 05.07.2021 – 04.01.2022. Aktualisht, Lita mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjithashtu, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi me votë unanime, që prokurori Xhevahir Lita të kryejë për një afat tremujor funksionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, përkatësisht nga data 05.07.2021 – 04.10.2021. Sipas këtij komisioni, ai i plotëson kushtet e përcaktuara në ligj dhe në Rregulloren përkatëse të Këshillit.