Zhvillimet në merkato, Ronaldo drejt rinovimit, Milan kërkon Isco për mesfushën

Përditësuar më: 5/7/2021, ora 15:45
ronaldo isco 1024x576

Zhvillimet në merkato, Ronaldo drejt rinovimit, Milan kërkon Isco për mesfushën

Përditësuar më: 5/7/2021, ora 15:45

Ndërsa yjet që janë ende pjesë e Euro 2020 do të ketë të tjera mundësi për të treguar vlerën, për ata që turneu është mbyllur apo të tjerë që nuk ishin fare prezentë, kanë nisur sfidat e merkatos.

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventus ishte një prej dilemave që po merr zgjidhje së fundi. Teksa futbollisti portugez ka nisur pushimet me familjen, agjenti i tij Horge Mendes dhe drejtori sportive i Zonjës së Vjetër Cerubini do të takohen këto ditë për të mbyllur çështjen e rinovimit.

Në 6 muajt e fundit Mendes ka studiuar mundësinë e një aventure të re për portugezin por kushtet në Torino bëjnë që Ronaldo të mbetet ende bardhezi. Milan ndërkohë kërkon të përforcohet me spanjollin Isko.

Real Madrid rrezikon ta humbasë me parametra zero mesfushorin duke parë që kontrata e tij përfundon verën e ardhshme. Kuqezinjtë në anën tjetër e shohin 29 si zëvendësuesin ideal të Hakan Cahanoglu.

Miralem Pjanic nuk është më në planet e Barcelonës. Ish-mesfushori i Juventusit është tashmë një lojtar i lirë dhe për të ka shfaqur interes Tottenham. “Spurs” kanë mposhtur konkurrencën e United për boshnjakun.

Pikërisht Djajtë e Kuq janë një hap larg Rafael Varane. Media të ndryshme tregojnë se mbrojtësi francez i Realit të Madrid i ka dhënë “ok” United dhe ka gjetur akord për një kontratë 5-vjeçare. Mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët mes klubeve me spanjollët që kërkojnë 60 milionë euro dhe anglezët që ofrojnë 45 milionë për mbrojtësin.