Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

150 viktima nga armët e zjarrit gjatë fundjavës së 4 korrikut në SHBA

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 07:25 | Bota
150 viktima nga armët e zjarrit gjatë fundjavës së 4

Një 4 korrik i përgjakshëm u regjistrua në Shtetet e Bashkuara, ku gjatë fundjavës së gjatë të Ditës së Pavarësisë të paktën 150 njerëz u vranë nga armët e zjarrit në mbi 400 të shtëna në të gjithë vendin.

Të dhënat janë nga Arkivi i Dhunës me Armë dhe i referohen periudhës nga e premtja deri të dielën. Vetëm në Nju-Jork, kishte 26 viktima, duke përfshirë vdekje dhe plagosje në 21 të shtëna.

Por numri më i rëndë i viktimave i përket Çikagos me 14 të vdekur dhe 83 të plagosur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani