3 gola në 7 minuta, Ferencvaros i Uzunit mposht Prishtinën

uzuni ferencvaros 1100x620

Prishtina arriti të rezistojë për 70 minuta në sfidën e parë kualifikuese të Champions League në transfertë ndaj Ferencvaros të Myrto Uzunit.

Kampionët e Kosovës zhvilluan një ndeshje të mirë, ku patën edhe mundësi të mira shënimi, por nga minuta 71 deri në 78 pësuan 3 gola.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare luajti si titullar në këtë takim dhe arriti të bëjë një ndeshje mjaft të mirë edhe pse nuk arriti të shënonte.

Tashmë mbeten për t’u luajtur edhe 90 minutat e kthimit në “Fadil Vokrri”, por me rezultatin e takimit të parë për Prishtinën duket e pamundur të mbajë ende shpresa për kualifikim.