Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Afganistani akuza trupave amerikane: U larguan nga baza e Bagramit pa na njoftuar

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 18:15 | Bota

Zyrtarë të lartë të ushtrisë afgane kanë lëshuar akuza të ashpra ndaj trupave amerikane se u larguan nga baza ajrore e Bagramit, më e rëndësishmja në Afganistan, në mes të natës, pa njoftuar.

Gjenerali Asadullah Kohistani shprehet në një intervistë se amerikanë u larguan nga Bagrami në orën 03:00 të mëngjesit, ndërsa trupat afgane shkuan për të marrë kontrollin e saj vetëm disa orë më vonë.

Bagrami gjithashtu ka dhe një burg dhe raportohet se më shumë se 5000 të burgosur talebanë janë larguar prej aty.

Militanët talebanë kanë marrë kontrollin në shumë zona të Afganistanit pas tërheqjes së trupave amerikane. Madje gjenerali Kohistani shprehet se shumë shpejt ata pritet të sulmojnë dhe bazën kryesore ajrore pasi ka lëvizje të mëdha në zonë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani