Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, akuzohet për abuzim në tenderin e kanalizimeve me vlerë 24 milionë lekë

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 12:11 | Kronikë
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, akuzohet për abuzim

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe ra në prangat e policisë, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Tushe u arrestua gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK, ku u arrestuan edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Lushnjës, të cilët janë përfshirë në abuzime me tenderin e kanalizimeve në këtë qytet.

Mësohet se hetimi kishte nisur disa muaj më parë, ndërsa mes të arrestuarve janë Gazment Çela zv. drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, si dhe Xhemal Hasko përgjegjësi ujit në Bashkinë Lushnjë. Në pranga ra edhe Flamur Peqini ish-kreu i inspektoratit të ndërtimit në Lushnjë.

Sipas të dhënave të Prokurorisë së Posaçme, vlera e tenderit është 24 milionë lekë, ndërsa policia vijon kontrollet dhe në zyrën e urbanistikës.

Më 31 dhjetor 2019, Tushe mbeti i plagosur në zyrë, pasi shoferi i tij, Gëzim Saraçi, pas një debati i hodhi një granatë.

https://a2news.com/2021/07/06/emrat-dhe-akuzat-per-te-gjithe-te-arrestuarit-ne-bashkine-e-lushnjes-mes-tyre-edhe-administratoret-e-dy-kompanive/

A2 CNN Livestream

Dita jonë