Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, Nora Malaj: Po fillon era e ndëshkimit

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 13:43 | Politikë
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, Nora Malaj: Po fillon era e

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës me urdhër të SPAK shihet si fillimi i erës së ndëshkimit nga përfaqësuesja e LSI-së Nora Malaj. Në studion e Ditari në A2 CNN ajo tha se organet e drejtësisë kanë një betejë të fortë për të rikthyer besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Korriku ka hyrë i nxehtë në atë që quhet vala e ndëshkimit dhe ajo që dua të përshëndes është se po fillon era e ndëshkimit që hera-herës kishim humbur besimin, po shohim një sistem të ngritur, organet do të kenë një betejë të fortë, por jo të pamundur dhe duhet përshëndetur veprimi i SPAK dhe duhet parë deri në thellësinë e plotë. Sot jemi përballë situatave që figura të larta janë pjesë e krimit dhe duhen dhënë si shembuj që ai që merr përgjegjësinë e detyrës se nuk është privilegj, por detyrim që qytetarët të jenë të barabartë dhe të mos kenë shpërdorim të taksës”.

Ndërsa vlerësoi Gjykatën Kushtetuese për vendimet, Malaj tha se sot problemi më i madh është zhbërja e sistemit, për të cilin duhet të marrin pjesë të gjithë aktorët. Sipas saj, kushdo që merr përsipër një detyrë duhet ta bëjë atë me duar të pastra dhe të gjithë përpara ligjit të jenë të barabartë

“Unë besoj te drejtësia, besoj te Gjykata Kushtetuese që do ta përshëndesja në mënyrën si po shfaqet para qytetarëve po ashtu dhe SPAK që mund të vepronte më parë, por janë ca ekspertiza që ne nuk i njohim. Nuk duhet të gëzohemi që po futen njerëzit në burg, por opozita ka të drejtë të flasë. Sot, problemi më i madh është sistemi i ndërtuar i tillë dhe të zhbësh sistemin duhet të marrin pjesë të gjithë aktorët. Opozita duhet të kuptojë që nuk duhet bërë palë me individët e korruptuar. Të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre dhe duhet ta bëjnë me duar të pastra. Të realizohen të gjitha procedurat që të gjithë që janë para ligjit të jenë të barabartë. Duhet t’u japim shqiptarëve një shtet të së drejtës është detyrë imediate”.

Problemin me sistemin e kapur sipas Malajt e shohin edhe ndërkombëtarët, të cilët po kontribuojnë për ta çrrënjosur këtë mekanizëm. Sipas saj, edhe SPAK i ka të qarta fushat dhe pistat ku do realizojë goditjet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë