Arrestimi i Tushes, ironizon Vasili: SPAK ka probleme me shikimin, sheh deri në Lushnjë, por nuk shikon Teatrin

VASILI PANDEMIA 1100x620

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, ka ardhur edhe reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një postim në rrjetet sociale nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pa kursyer ironinë shprehet se SPAK ka probleme me shikimin. Sipas tij, shikon deri në Lushnjë, por nuk sheh Edi Ramën dhe Erion Veliajn që i ka shumë afër.

“SPAK ka probleme me “shikimin”!

SPAK ka sy shume “të mprehtë” dhe shikon deri larg, deri në Lushnjën e Tushes së Bashkisë, por Edi Ramën dhe Erion Veliajn nuk i sheh dot se i ka shumë afer.

SPAK është “sëmurë”, SPAK nuk shikon nga afër, por vetëm larg.

SPAK duhet çuar tek okulisti, që të rregulloje shikimin dhe të ndërrojë gjyslykët për të parë edhe nga afër, megjithëse Teatrin e shohin edhe të verbrit”, shkruan Vasili.