Arrestohet 36-vjeçari në Lezhë, iu sekuestrua një sasi eksplozivi

Untitled collage 2021 07 06T185008.502 1100x620

Një 36 vjeçar ra në pranga e policisë së Lezhës, nën akuzën e mbajtjes pa leje të lëndëve plasëse.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët ushtruan kontrolle në banesën e shtetasit M.P. në Manati, ku gjetën një sasi eksplozivi, i bërë gati për t’u aktivizuar.

Dyshohet se 36-vjeçari M.P. e kishte përgatitur lëndën shpërthyese për ta shitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.